Vlora Çitaku ‘shpërtheu’ në lot gjatë emisionit, flet për humbjen e personit të dashur në jetën e saj 

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ishte sot e ftuar në emisionin “Kendiv” të T7.

Ajo shpalosi shumëçka nga jeta e saj private dhe profesionale, duke treguar për momentet e lumtura dhe ato të vështira.

Derisa, ajo nuk i mbajti lotët gjersa foli në detaje për humbjen e personit të dashur në jetën e saj, më saktësisht dajës së saj. 

Dajën nuk e kam pas veç dajë e kam pas edhe shok. Kemi pasur shumë relacion të veçantë. Ditën kur e kemi nënshkruar deklaratën e Pavarësisë e kam ndjerë praninë e tij me mua. E kam humb dajën por Kosova e ka fituar një hero” – tha Çitaku. 

Ajo tutje shtoi se në momentet e gëzimit të madh e ndjen shumë mungesën e dajës, por i jep forcë fakti që ëndrra e tij është përmbushur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *