Vjehrra nga Malisheva s’e lë nusen të gatuaj në shporet të rrymës, e dëbon nga shtëpia

Një zënkë jo aq e zakonshme mes një vjehrre dhe nusës në fshatin Guriq të Malishevës, nuk përfundoi aspak mirë.

Motivi për zënkën mes tyre është banal, pasi që mollë sherri është bërë përgatitja e ushqimit në shportin e rrymës.

Bazuar në dëshminë e nuses, vjehrra e saj nuk e kishte lejuar atë që të përgatis bukën në shporetin e rrymës, duke i thënë që ta përdor shporetin i cili ndizet me dru.

Sipas saj, ani pse ajo tentoi të përgatis ushqimin në shportin me dru, sërish u pengua nga vjehrra e saj dhe më pas situata kishte eskaluar në ofendime e fyerje mes njëra-tjetrës.

Sinjali mëson se vjehrra e nxehur me nusen dyshohet se e ka sulmuar atë duke e kapur për krahu dhe duke e dëbuar nga shtëpia bashkë me fëmijët e saj.

Në zënkën mes tyre ishte përfshirë është burri i nuses i cili ndodhet jashtë shtetit dhe i njëjti me një mesazh në telefon i kishte kërkuar bashkëshortes së tij që fëmijët t’i dërgojë në shtëpinë e përbashkët, ndërsa ajo të vazhdojë të qëndrojë në shtëpinë e prindërve. Në të kundërtën, sipas tij do të përkeqësohet situata.

Pasi nusja denoncoi rastin në Polici, vjehrra është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve ka mohuar të ketë sulmuar nusen e saj.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *