Video e tmerrshme: 55-vjeçarit i bllokohen këmbët në ashensor, s’do ta besoni se çka ndodh me të

Pamjet nga kamerat e sigurisë kapën momentin kur një burrë mbeti me këmbët e tij të bllokuara dhe të varura në ajër pasi ngeci në dyert e një ashensori me defekt.

Incidenti, në të cilin 55-vjeçari shpëtoi për pak nga këputja e këmbëve, ndodhi në George Twon të Malajzisë, natën mes 17 dhe 18 qershorit.Videoja brenda ashensorit tregon se si ndodhi fatkeqësia, derisa imazhet në anën tjetër tregojnë pozicionin e ngushtë dhe të dhimbshëm ku ishte bllokuar

Pamjet tregojnë momentin kur hapen dyert e ashensorit, dhe ende pa u futur mirë brenda, lifti fillon të ngjitet lart, duke ia bllokuar këmbët jashtë.

Ai kapet në befasi dhe aty pengohet.

Pasi ra në dyshemenë e ashensorit, këmbët e tij mbeten të varura jashtë derës së hapur të ashensorit, derisa trupi i tij është brenda, ka përcjell Telegrafi.

Ashensori për fat ndalon papritur, ndoshta për shkak të një funksioni sigurie kur dyert nuk mbylleshin siç duhet.

Megjithatë, këmbët e burrit mbetën të varura mbi gjirin në mur në atë që dukej të ishte një pozicion shumë i dhimbshëm.

Autoritetet u thirrën në vendngjarje për ta liruar burrin e bllokuar.

Më në fund ai u lirua nga ashensori dhe u dërgua në spital për trajtim për këmbët e tij me sa duket të gjakosura. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *