Vdes tragjikisht 17-vjeçari shqiptar në Greqi, motori i tij përfundoi poshtë gomave të kamionit

17-vjeçar shqiptar, Enea Topi ka humbur jetën në një aksident tragjik në Greqi. Ngjarja e rëndë që i mori jetën ndodhi mëngjesin e sotëm në Kavallë.

Ai ishte duke ecur me motor me një person tjetër, kur motori është futur në rrotat e një kamioni të madh të bashkisë së Kavallës, njoftojnë mediat greke.

Sipas raportimeve, kamioni i plehrave po shkonte drejt landfillit të bashkisë së Kavallës, kur i riu duket se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar nën rrotat e mjetit të madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *