Vdes profesoresha e njohur kosovare

Ka ndërruar jetë profesoresha e njohur e muzikës Seniha Spahiu. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, miqtë dhe dashamirët se me datë 01.10.2022, në moshën 86-vjeçare ndërroi jetë më e dashura jonë: prof. Seniha (Islami) Spahiu 06.07.1936 – 01.10.2022”, thuhet në njoftim.

Seniha Spahiu ishte pedagoge, studiuese e edukimit muzikor. U lind në Prishtinë, mësimet për muzikë i mori në Shkup, ku kreu dhe studimet nga pedagogjia muzikore. Spahiu i kreu studimet e magjistraturës në Akademinë e Muzikës në Beograd për metodikë të mësimit të muzikës.

Bashkëpunëtorja e saj, profesoresha Besa Luzha ka shprehur ngushëllime nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Lajm i hidhur në këtë ditë vjeshte. Profesoresha jonë e dashur na la. Ajo që mbolli në mua e te shumë studentë të tjerë dashurinë për edukimin muzikor, dashurinë e saj të çmueshme. Ajo që nxori gjeneratat e para të pedagogëve muzikorë të kualifikuar”, ka shkruar Luzha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *