Vdekje në duar të shtetit! Mozzik kërkon llogari për vdekjen e dajës së tij

Burim Hetemi, daja i reperëve Gramoz (Mozzik) dhe Getoar (Getinjo) Aliu është vetëvrarë para 3-ditësh.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur rreth orës 12:40 në Qendrën e Paraburgimit Gjilan, shkruan gazeta Neutral.

Lajmin e ka bërë të ditur Mozziku, përmes një postimi në Instagram.

Hetem ishte arrestuar për dhunë në familje, pasi dyshohej se kishte sulmuar fizikisht nënën e tij. Por u gjet i vetëvarur në qelinë e tij.

E në lidhje me këtë rast reperi Mozzik ka kërkuar llogari dhe e quan vdekje në duar të shtetit!

“Si është e mundur të lihet krejtësisht i vetëm një person i ndaluar për “Dhunë në familje”, për të cilin dihet gjenja mendore e tij?”

“Ku ishin zyrtarët kompetent, në kohën e kryerjes së aktit”, shprehet ndër të tjerash reperi.



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *