Një person është gjetur i vdekur në malet e Leposaviqit përgjatë orëve të vona të së mërkurës.
Këtë e konfirmoi zëvendës-drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Gjithnjë sipas Elshanit, dyshimet e ngritura janë se bëhet fjalë për vdekje aksidentale nga një dru i rënë.
“Është një vdekje që trajtohet si vdekje e dyshimt por dyshojmë se vdekja ka ardhë si pasojë e lëndimit nga drunjët që i kanë rënë përmbi trupin e tij (aksidentalisht)”, tha Elshani.