Vdekja tragjike e burrit e gruas shqiptare në New York, familjarët kërkojnë para për…

Florind Balliu dhe bashkëshortja e tij i dhanë fund jetës pak ditë më parë duke u vetëhedhur nga apartamenti i tyre në New York e duke lënë pas dy djemtë e tyre të vegjël.

Motrat e të ndjerit kanë hapur një llogari GoFundMe ku kërkojnë ndihmë monetare për të përfituar kujdestarinë e nipave të tyre.

50.000€ është shuma që ato kërkojnë të mbledhin teksa deri më tani kanë arritur të mbledhin rreth 28.000€.

Hallat e Scheibe dhe Rayan shkruajnë se ato janë të vetmit njerëz që i kanë mbetur në këtë botë vogëlushëve.

Të rejat kërkojnë ndihmë për të marrë kujdestarinë e tyre të plotë për të rritur fëmijët e vëllait të ndjerë.

POSTIMI I TYRE

“Jam i sigurt që të gjithë e dinë se çfarë ndodhi me prindërit e Schëibe dhe Rayan.

Florind Belliu dhe Ornela Shehi janë hedhur nga banesa e tyre në katin e 6-të në Nju Jork. Familja është e shkatërruar dhe të gjithë jemi të thyer.

Ata lanë pas 2 fëmijë të bukur, bota e të cilëve është shkatërruar. Të vetmit njerëz që u kanë mbetur janë 2 hallat e tyre. 

Ne nuk mund t’ua kthejmë prindërit e tyre, por kërkoj ndihmën e të gjithëve për të na ndihmuar të paktën t’i mbështesim ata për të rritur të dy fëmijët dhe për të marrë kujdestarinë e plotë të tyre”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *