Urimi, i cili brenda shtëpisë Big Brother VIP Kosova po qëndron bashkë me të dashurën e tij Alisën, ka dyshime se Juliana po e provokon.
Ai para banorëve të tjerë e ka treguar një situatë me pasqyrë, ku sipas tij, ishte një provokim nga ana e Julianës.
Megjithatë, kjo e fundit nuk është pajtuar me mendimin e Urimit.
“Në banjo kur isha duke ia prerë flokët Stresit, më the ma mbaj pasqyrën, ta mbajta 20 sekonda. Edhe brenda kur erdhëm the ‘Urimi ma mbajti pasqyrën’, por Alisa nuk e dëgjoi, e më pas jashtë e the të njëjtën gjë, çka ka lidhje, a po na provokon neve apo çka”, është shprehur Urimi.