U përjashtua nga FSK-ja për tatuazhin me thënien e Agim Ramadanit, i riu nga Gjilani vendos të largohet nga Kosova

I riu nga Gjilani, Ermelind Kastrati, i cili muaj më parë kishte bërë të ditur se u largua  nga Forca e Sigurisë së Kosovës për shkak se në trupin e tij mban një tatuazh, ka vendosur të largohet nga vendi.

Ai ka publikuar një fotografi, ku ka treguar se tashmë ka fituar vizë drejt Evropës.


Ai kishte treguar se tatuazhin e ka bërë pasi ka aplikuar në FSK, për ushtar.

“Mu shterrshin sytë nëse pushoj lirinë tënde me ëndërrue mallkue qoftë gjaku im nëse m’vrasin pa luftue”, ishin vargjet e famshme të Agim Ramadanit që ai i kishte përjetësuar në tatuazh. /Reporteri.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *