Turqia heton një këmbimore të kriptovalutave për një mashtrim të mundshëm 2 miliardë dollarë

 Turqia heton një këmbimore të kriptovalutave për një mashtrim të mundshëm 2 miliardë dollarë

Prokurorët në Turqi kanë nisur një hetim në një këmbimore të kriptovalutave të enjten në lidhje me pretendimet se ka mashtruar afro 390 mijë investues në një vlerë totale rreth 2 miliardë dollarë, raporton AP.

Zyra e kryeprokurorit të Stambollit ka thënë se po heton këmbimoren e kriptovalutave Thodex pas ankesave nga përdoruesit që nuk kanë mundur të kenë çasje në mjetet e tyre.

Pronari i Thodexit, Faruk Fatih Ozer, ka çaktivizuar llogaritë e tij në rrjetet sociale dhe besohet se ka ikur nga Turqia të martën, raporton transmetuesi turk “Haberturk”. Nuk ka informata për vendndodhjen e tij.

Ozer mund të përballet me akuza për mashtrim dhe formim të një organizate kriminale, duke sjtuar se njësiti policor i krimeve kibernetike ka bastisur zyrat e Thodexit në Stamboll të enjten.

Më herët këtë javë, Thodex ka njoftuar përdoruesit se do t’i ndalë operacionet për gjashtë orë për shkak të mirëmbajtjes dhe më vonë zgjeroi periudhën për 4-5 ditë.