TRONDITËSE: 13-vjeçarja shtatzënë, babai i saj thot se e përdhunuan, rasti ka ndodhur sot në…

“Jam frigu tha prej meje, domethënë prej prindit. Jam frigu me tregu, kom mendu se hajt kurgjo nuk është”. Kështu nis rrëfimi i një ngjarjeje tepër të rëndë që ka goditur një familje në shkurt të këtij viti në qytetin e Vitisë.

Vajza e vogël e familjes, 13-vjeçare atëherë, e tash 14, thotë se është dhunuar seksualisht nga një person rreth të 20-tave.

Por ky rast i rëndë në stacionin policor ka arritur, tek para tre ditësh.

Se rasti është denoncuar më 20 shtator e konfirmojnë edhe burime nga Policia, të cilët thonë se me rastin po merret prokurori për të mitur.

Krejt kjo ka ndodhur kur në pah ka dalur një fakt që e rëndon edhe më shumë ngjarjen, vajza e mitur tashmë është 8 muajshe shtatzënë.

Babai i viktimës ka thënë se “Rasti ka ndodhë para 7-8 muajsh përafërsisht, nuk e ka vërejt askush prej shtëpisë se vajza e re, nuk ka pasë simptoma të shtatzanisë, e ka vërejtur vajza e tretë, e kemi dërgu te mjeku ka dalur se është shtatzënë, me rastin është marrur policia, dihet personi kush është, por faktikisht ai është jashtë. “

Detajet, thotë se i dinë vetëm organet e rendit pasi informacione vetë nuk kanë mundur të nxjerrin për shkak të gjendjes psikologjike të vajzës.

“Këto i dinë policia, na nuk kemi kurrfarë informacioni, as që i kemi bo pyetje çikës, se çika e re, pe ngarkojmë, mundemi me deviju edhe ma keq”, tha babai i 13-vjeçares.

Përderisa tashmë është vonë për një abort, babai i vajzës nën emocione tregon se çfarë do të ndodhë me fëmijën që pritet ta sjellë në jetë vajza e tij.

“Unë i dalë në krahë vajzës time, nuk e lë vajzën time në baltë, sa për fëmijën, nëse nuk e merrë ai, e marrim ne, edhe pse është fëmija i dhunuesit. Por, fëmija është i pafajshëm”, u shpreh babai i 13-vjeçares.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *