Tragjedi në parkun e lojërave, vdes 14-vjeçarja, shkëputet vagoni i trenit 

Një 14-vjeçare është vrarë ndërsa një 13-vjeçar është lënduar në një aksident në trenin e Luna Parka në një park fëmijësh në Danimarkë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur sot rreth orës 13:00 ( me orën lokale), kur një nga vagonët e trenit u shkëput, tha drejtori i parkut , Tivoli Frichenden, Henrik Ragborg Olsen.

Sipas autoriteteve treni shkonte në lartësi deri në 25 metra, ndërsa mund të zhvillonte një shpejtësi prej 70 kilometrash.

Kujtojmë se një aksident i ngjashëm në të njëjtin park ka ndodhur edhe në vitin 2008.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *