Tottenham ka marrë një fitore të vështirë ndaj Liverpool me shifrat 2:1.
Son shënoi i pari nga Tottenham në minutën e 36’ pas një asistimi nga braziliani Richarlison. Përpara kësaj, Liverpool ngeli me 10 lojtarë në minutën e 26 të lojës pasi Jones u ndëshkua me të kuq.
Në prag të përfundimit të pjesës së parë, Liverpool barazon me anë të Gapko.
Pjesa e dytë ishte intensive, dhe Liverpool ndëshkohet përsëri. Në minutën e 69’, Diogo Jota merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë skuadrën me 9 lojtarë. Megjithatë, Tottenham e kishte tepër të vështirë për të shënuar ndaj kundërshtarit që kishte dy lojtarë më pak, por mrekullia ndodhi në minutën e 96’, ku Matip i Liverpool shënon autogol dhe i jep fitoren vendasve.