Ndodh shpesh që emrat e fytyrave publike të keqpërdoren dhe hapen llogari në emër të tyre në rrjetet sociale.
Kështu i ndodhi edhe Flor Mumajesit, i cili zbuloi se dikush kishte hapur me emrin e tij një “Instagram” dhe po kërkonte para për t’i ndihmuar dikujt.
Flori ka publikuar të dhënat bashkë me gjirollogarinë ku janë hedhur para ndërsa ka kërkuar publikisht nga personi që të tërhiqet.