Zëvendëskryeministri i KOsovës Besnik Bislimi është sulmuar nga aktivistët e PSD-së me qumësht dhe torte e cila mbante mbishkrimin ‘Përhajr Zajednica’ – raporton Neutral.al
“Tortë e milkshake për “Zajednicën”. E gëzofshin këta që e pranuan! Kurse ne, qytetarët e Kosovës, do ta kundërshtojmë atë e të kërkojmë masivisht dorëheqjen e tyre.
Prandaj, protestojmë të shtunën, me 25 mars, në orën 14:00” shkruan në facebook Dardan Molliqaj.
Kujtojmë se Bislimi ishte në hyrje të fakultetit Teknik aty ku edhe ligjëron si profesor.