Sot në disa vende të Kosovës ka mbizotëruar mot i ligë. Shi të rrëmbyeshëm pati edhe në fshatin Vrellë të Istogut.
Në pamjet e siguruara shihet se rrugët janë vërshuar nga reshjet e shumta të shiut.
Edhe fillimi i javës së re do të karakterizohet me mot të paqëndrueshëm ku priten intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta.