Stresi revoltohet me burrin që vrau gruan shtatzënë: Meriton të varesh

Stresi ka reaguar për vrasjen e 35 vjeçarës në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë nga burri i saj.

Përmes një postimi në Instastory ai ka ngushëlluar familjen e viktimës.

“Ngushëllimet e mia familjes. Ahhh moj e shtrenjta Kosove Edhe sa do vuash???? Burrat qe jan burra nuk vrasin gra po ti meriton ligjin me t’var ne litar para Prishtine more i pabesë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ai ka kritikuar shumicën e estradës për mos-reagim.

Teksa ka publikuar një deklaratë në Instastoryn e tij reperi shprehimisht ka thënë se shumica e artistëve kanë “kapur qiellin me dorë”.

“Asnjë reagim nuk keni pa nga ju. A s’ju vjen turp”, ka shkruar ai në një status në Instagram.

Ndryshe, kjo vrasje ka tronditur gjithë vendin, e për këtë është organizuar një protestë masive në të cilën morën pjesë mijëra qytetarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *