Stresi reagon pasi u shpall fitues në BBVK

Stresi u zgjodh fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Ai fitoi plot 160 mijë euro nga çmimi i madh 200 mijë, pasi nga 10 mijë u ndanë për katër finalistët e tjerë.

Reperi nga Shqipëria ka bërë një reagim pas daljes nga shtëpia dhe pas fitores në këtë ‘reality show’.

Artisti i njohur falënderoi të gjithë që e votuan duke shtuar se për të ka qenë një fitore e madhe, por edhe një eksperiencë e vështirë.

“Ju falënderoj shumë të gjithëve që keni votuar. Ka qenë një fitore shumë e madhe, desha të ju them që ishte një eksperiencë shumë e fortë. Një eksperiencë që e kalon robi një herë në jetë, por edhe e vështirë edhe besoj e keni parë rrugëtimin tim aty”, theksoi Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) i Stresit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *