Specialja thotë se Hysni Gucati gjendet në Kosovë

Hysni Gucati gjendet në Kosovë për vizitë te nëna e tij në gjendje të rëndë shëndetësore.

Tashmë lajmin e ka konfirmuar edhe Gjykata Speciale me seli në Hagë.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, një gjyqtar i vetëm ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për z. Gucati për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Speciales për Nacionalen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *