Valon Maloku, drejtori i First Channel, e ka quajtur sukses të shikueshmërisë, ngjarjen e ndodhur dje në programin “It’s my Home”.
Ai këtë e ka quajtur sukses për numrat e shikueshmërisë duke mos folur për aktin e dhunës që ka ndodhur dje.
Ai këtë deklaratë e dha në Politiko të Kanal 10.
Dje është publikuar video ku shihej tek ushtrohej dhunë brenda këtij emisioni.
Siç shihet në video në debat e sipër, një banore goditet me këpucë në fytyrë nga një tjetër banor.
Viktima e dhunës, largohet duke qarë në zë madje askush nuk shkon pas saj për ta ndihmuar.
Përkundrazi një banore aty e përkrahë sulmuesin duke i thënë “bravo, mirë ia bëre”.
E përlotur, banorja që u sulmua dëgjohet teksa thotë: “s’jam ardhë unë mem rreh këtu”.
Kjo skenë e dhunës fizike, por edhe skena të tjera brenda kësaj shtëpie kanë bërë që një pjesë e madhe e komentuesve të kërkojnë ndërhyrjen e Policisë së Kosovës.