Kompania MATKOS PHARM, drejtor i së ciles është Liman Buzoku dhe pronar Kastriot Vitija, dyshohet për falsifikim dokumentesh në tenderin e Komunës së Prishtinës, konkretisht në lidhje me aktivitetin “Furnizim me paisje mjekësore ” me nr të prokurirmit: 616-22-5522-1-2-1.
Këtë falsifikim e ka hulumtuar dhe faktikuar Rrjeti i OJQ-ve AVONET, ku sipas dokumentit zyrtar theksohet se: “OE MATKOS PHARM, ka tentuar të mashtroj AK, duke dashtë të përfitoj në mënyrë të kundërligjshëm tenderin dhe plotësuar kriterin bazë, e cila ka kërkuar AK e konktretisht Komuna e Prishtinës dhe kjo është ndesh me Ligjit mbi Prokurimin Publik në Kosovë, me nr. 04/L-042 dhe ligjet me nr. 06/L-074, Kodit Penal të Republikës së Kosovës, neni 415 Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik, me neni 390, Falsifikimi i dokumenteve dhe me nenin 391, Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve, thuhet në dokumentin e AVONET”, shkruan gazeta NEUTRAL.
Tutje, nga AVONET janë gjetur indiciet e mshtrimit nga kjo kompani duke nisur nga një CERTIFICATE me nr 16 0155 SJ, e cila njihet si ISO standart dhe gjatë verifikimit të dokumentit kanë identifikuar se në këtë dokument ka ndërhyrje dhe është bërë fushën e emërtimit dhe ndryshimin e datave dhe kjo sipas AVONET është dokument i falsifikuar.
Krahas të dhënave më lart, sipas këtij hulumtimi Autoriteti Kontraktues ka kërkuar që Operatori ekonomik duhet të dorëzoj çertifikatat CE dhe ISO 13485 për furnizimet dhe Kopjet e certifikatave CE dhe ISO 13485. AVONET- i ka bërë hulumtim dhe në ofertën e dosjes së OE “MATKOS PHARM” shpk me numër unik identifikues 811159624, dhe është identifikuar një dokument CERTIFICATE me nr 16 0155 SJ me EN ISO 13485:2012 e lëshuar nga INSTITUTE FOR TESTING AND CERTIFICATION (ITC), ku në pjesë e ku shkruan PARIAN INTERNATIONAL, AVONET dyshon se në këtë pjesë është bërë ndërhyrje e drejtëpërdrejt siç shihet edhe në foto 1 (dokumenti i bashkangjitur më poshtë).
Poashtu, ky hulumtim nga AVONET ka identifikuar se edhe në pjesën e data of issues: 09.12.22, valid until: 09.12.23 ka ndërhyrje edhe është e identifikuar forma dhe madhësia e numrave shihet si në foto 2 (dokumenti i bashkangjitur më poshtë).
Sipas këtij hulumtimi, AVONET ka kërkuar dhe ka identifikuar se edhe në faqen zyrtare të INSTITUTE FOR TESTING AND CERTIFICATION (ITC), është në listen e dokumenteve të falsifikuara dhe ata kanë bashkangjitur edhe lidhësen me të dhënat e kësaj organizate.
Mirëpo, për shtetin kjo kompani nuk është e panjohur aspak.
Në vitin 2021, Sinjali kishte raportuar për arrestimin e drejtorit Liman Buzoku në lidhje me një falsifikim tjetër në lidhje me një tender në komunën e Drenasit, (shih këtu)
Ndërsa, në po të njejtin vit kjo kompani dyshohej edhe për falsifikime tjera për të cilin ai u arrestua, mirëpo sipas Insjaderit pesë muaj pas këtij arrestimi arrti të fitoj edhe një tender milionësh nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik i Kosovës (shih këtu).
Por, mesa duket Kryetarit milioner të Prishtinës, Perparim Rama, kjo nuk po i duket e mjaftueshme që të mos e pranoj si kompani konkuruese, e lere më t’i dorzoj në Polici për veprat penale mashtrim dhe falsifikim.
E në lidhje me këto dyshime, AVONET ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës të fillojnë hetimet lidhur me të gjeturat e AVONET në aktivitete e prokurimit në Komunën e Prishtinës. AVONET, po ashtu ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës që të filloj procedurat siç e parasheh ligji me 04/L-042 PËR PROKURIMIN PUBLIK TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS neni 99.2
Këto ishin dokumentet e drejtuara nga AVONET për tek Prokuroria Themelore e Prishtinës.
Shënim: Përsonat fizik dhe juridik të apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm deri në një vendim nga Gjykata.