“Skandal, e poshtër”/ Çmenden mediat serbe: Lobistët shqiptarë përgatitën pritje armiqësore për Vuçiqin

Disa mediume serbe në ballinat e tyre të mërkurën kanë publikuar lajme se si “lobistët shqiptarë” kanë vendosur “flamuj provokativë” në një hotel në Davos të Zvicrës, për t’i bërë pritje armiqësore presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“E poshtër! Shqipëtarët kanë përgatitur një pritje armiqësore për Vuçiqin në Davos! Forcat e Sigurisë: Lobi i tyre e ka përgatitur këtë prej kohësh!” – ka shkruar “Kurir”.

“Skandal në Davos: Flamujt e ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe të ashtuquajturës Kosovë janë vendosur përballë hotelit ku po qëndron presidenti i Serbisë”, shkruan “Novosti”.

image 107

Gazeta “Kurir” ka marrë edhe “ekspertë serbë”, të cilët thonë se janë të bindur se shqiptarët e kanë përgatitur më herët këtë.























Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *