Faton Hajrizi në një rrëfim në FRONTAL të T7 ka treguar eksperiencat e tij dhe ikjet e shumta nga burgu. Hajrizi ka thënë se për ikjet profesionale ka marrë mësime në Burgun e Prishtinës nga “Komandant Teli”, një shqiptar nga Shqipëria.
“Komandant “Teli” nga Shqipëria më ka mësu me ik në mënyrë profesionale.”, ka thënë Hajrizi.
Teksa ka rrëfyer për metodat që ka përdorur për të ikur nga burgjet, Hajrizi ka veçuar edhe ikjen nga burgu i Bondsteel.
Ai ka treguar se si ia kishin futur brenda burgut një palë dare të pështjellura me pite.
“ Atje janë kanë baraka. E kam pas një dritare të plastikës. E kam shkoq dritaren e plastikës, e janë kanë edhe dy radhë tela. Në pesë mëngjes i kam pre, 7 mëngjes është marrë vesh. Për mendimin tim e kam pas arratisjen ma të fortën”, ka shtuar tutje.