Shteti ndau afër 2 milionë euro për ‘Viva Fresh’, ‘ETC’ dhe ‘Interex’ që se ndalen punën asnjë ditë gjatë pandemisë

 Shteti ndau afër 2 milionë euro për ‘Viva Fresh’, ‘ETC’ dhe ‘Interex’ që se ndalen punën asnjë ditë gjatë pandemisë

Afër dy milionë Euro, në total, subvencionim nga shteti, nga pako prej 60 milionëshe për Rimëkëmbje, kanë përfituar tre rrjetet e maketeve “Viva Fresh”, “Elkos” dhe “Interex”, përkundër se të tre bizneset kanë punuar vazhdimisht edhe gjatë periudhës së pandemisë.


Mbi 860 mijë Euro subvencion, Qeveria Hoti, del se ia ka dhënë vetëm Viva Fesh-it, bazuar në dokumentin e publikuar nga Ministri i Financave Hekuran Murati.

Mbi 675 mijë Euro shteti ia ka dhënë “Ekos-it” (ETC-së) të biznesmenit Ramiz Kelmendit, ish-zëvendëskryeministrit të LDK-së në Qeverinë e Isa Mustafes.

E mbi 335 mijë Euro tjera janë ndarë për ‘Proex SHPK’, që operon si rrjeti i maketeve ‘INTERX’.

Mbi 205 mijë Euro subvencion nga shteti del se i ka marrë edhe ‘Super Viva’, ndërsa mbi 146 mijë Euro kanë përfituar marketet ‘Meridian Express’.