Shkon në 13 numri i viktimave pas tërmetit 6.5 ballë

Ka shkuar në 13 numri i personave që humbën jetën dhe mbi të tjerë 90 u plagosën, pasi një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter goditi Afganistanin dhe Pakistanin.

Në të dyja vendet pati shkatërrime të mëdha të ndërtesave.  

Tërmeti u ndje në një rreze prej më shumë se 1000 kilometrash, në një zonë ku jetojnë rreth 285 milionë njerëz në Pakistan, Indi, Uzbekistan, Taxhikistan, Kazakistan, Kirgistan, Afganistan dhe Turkmenistan, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Sakaq rrëshqitjet e dheut bllokuan edhe disa nga rrugët kryesore në qytetin verior pakistanez të Abbotabad.
/insajderi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *