Shikoni pamjet e fundosjes së Jahtit 17 metra në Dhërmi

Pasditën e djeshme është fundosur jahti 17 metra në Dhërmi.

Gazeta Insajderi ka siguruar pamje e jahtit 17 metra i cili u fundos në det ne zonën e Drimadhes, të hënë.

Jahti në pronësi të Festim Mark Prendi ka qenë i ankoruar (në spirancë) rreth 130 metra larg bregut të detit.

Sipas policisë kufitare jahti nuk ka pasur njerëz brenda, por dyshohet se i janë hapur tapat në pjesën e fundit të mjetit.

Si pasojë jahti është mbytur në thellësitë e ujërave të Drimadhes.

Policia kufitare po merr në pyetje pronarin e mjetit lundrues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *