Shenjat për atak në zemër, ose çdo problem tjetër me këtë organ, shpesh janë ‘tinëzare’ ose të pakuptueshme. Ato godasin atëherë kur nuk e pret, dhe këtu nuk përjashtohen as gratë e reja.
Sipas të statistikave më të fundit nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, sëmundjet e zemrës janë ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve tek femrat mbi 35 vjeç, me një raport 1 në 4 vdekje, shkruan “shëndeti”.
Ndodh shpesh që simptomat e sëmundjeve të zemrës të mos vihen re ose të anashkalohen, sidomos nëse jeni të reja.
Ja cilat janë disa nga simptomat që paralajmërojnë për probleme në zemër:
Këmbë dhe gjunjë të ënjtura
Ënjtjet në këmbë mund të shfaqen për një sërë arsyesh, dhe këtu nuk përjashtohet as një problem me valvulën e zemrës.
Formimi i lëngjeve (ngjashëm me edemën) është një simptomë e zakonshme e një problemi në zemër, kur ajo nuk mund të pompojë mjaftueshëm gjak.
Para se të frikësoheni, duhet të dini që kjo lloj ënjtje, ndryshe nga fryrjet e zakonshme, fillon të përkeqësohet me kalimin e kohës ose të përhapet në trup.
Prandaj, nëse arrini në këtë pikë, e dini që duhet të konsultoheni me mjekun.
Simptoma paralajmëruese mund të jenë edhe dhimbje koke, lodhje, dhimbje në stomak, dobësi, të fikët, tension në pjesën e sipërme të shpinës, marramendje.