Shaqiri në dyshim, trajneri i ‘Helvetikëve’ tregon gjendjen e futbollistit shqiptar

Kombëtarja e Zvicrës sot gjatë ditës publikoi listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit mars në fazën para-kualifikuese për Euro2024.

Trajneri me prejardhje turke, Murat Yakin foli në lidhje me futbollistin shqiptar, Xherdan Shaqiri që është në dyshim për këto ndeshje shkaku i një lëndim muskolar.

“Shpresojmë që ai të jetë i gatshëm për këto ndeshje. Nëse jo, ne jemi të përgatitur”, u shpreh Yakin pas shpalljes së listës.

Kombëtarja e Zvicrës ndeshjen e parë e zhvillon në Novi Sad ndaj Bjellorusisë më 25 mars, kurse ndeshjen e dytë ndaj Izraelit më 28 mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *