Selena Gomez dhe Zayn Malik në lidhje dashurie?

Selena Gomez dhe Zayn Malik ndezën thashethemet për një lidhje dashurie, pasi dy këngëtarët dyshohet se u panë në një mbrëmje, që dukej të ishte romantike në New York.

Një mikpritëse në një restorant të famshëm të Manhattanit, pa Gomez dhe Malik teksa hanin darkë së bashku të enjten mbrëma, në një video në TikTok dhe që atëherë është bërë virale.

“Askush nuk i vuri re ata përveç zonjës”, është shprehur ajo për Page Six , duke shtuar se restoranti është në Soho.

“Ishte goxha publike, por askush nuk kujdeset vërtet për njerëzit e famshëm në New York”, u shpreh tutje ajo.

Ndryshe, thashethemet romantike filluan të shtoheshin kur fansat vunë re se Malik së fundmi u bë një nga 403 milionë ndjekësit e Gomez në Instagram.

Duhet theksuar se  Zayn Malik ndjek vetëm 18 persona në llogarinë e tij në rrjetin social, Instagram.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *