Salih Zyba i VV-së dyshohet se u kërcënua me sëpatë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Salih Zyba, dhe një roje e Parkut Nacional dyshohet se janë kërcënuar me sëpatë nga dy persona të cilët ishin duke bartur dru me tractor.

Rasti ka ndodhur të dielën më 12 mars në fshatin Bukosh.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe policia.

“Pas marrjes së informatës, hetuesit e Stacionit Policor të  Suharekës, të mbështetur  nga dy ekipe të Njësisë së Reagimit të Shpejt,  kanë dal në vendin e ngjarjes, aty takuar ankuesit , njëri deputet në Parlamentin Republikës së Kosovës ndërsa tjetri roje e Parkut Nacional”, thuhet në njoftimin e policisë.

E për këtë është intervistuar dhe ndaluar për 48 orë 34-vjeçari A.A, i cili mohoi se kërcënuar viktimat.

Por, për këtë nuk është deklaruar deputeti Zyba.

Ai i tha Klan Kosovës se me rastin po merren organet e rendit dhe se nuk dëshiron të komentojë lidhur me ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *