Rritet niveli i ujit në Batllavë e Badoc, bëhet thirrje për kursim të ujit të pijshëm

Niveli i ujit në liqenin akumulues të Batllavës është në nivelin maksimal, derisa rritje ka edhe në liqenin e Badocit. Megjithatë, nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, vazhdon thirrja për moskeqpërdorim të ujit të pijes.

Zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku se falë reshjeve të fundit, niveli i liqeneve është rritur.

Mjeku ka kërkuar nga konsumatorët që ujin e pijshëm ta përdorin për pije e higjienë dhe jo për ujitje.

“Nivelin e ujit në liqenin e Batllavës e kemi në maksimum, pra është në kuotën maksimale të kapërderdhjes, është duke u kapërderdhur. Ngritje të lehtë kemi edhe në liqenin e Badovcit. Është rritur për 2 metra e gjysmë, dhe tash e kemi 4 metra e gjysmë nën kuotën maksimale të kapërderdhjes”.

“Kapacitetet janë këto që janë. Numri i konsumatorëve po rritet çdo ditë e më shumë. Kështu që pasi po rritet numri i konsumatorëve atëherë duhet të jetë edhe vetëdijesimi më i lartë për një shpenzim sa më racional të ujit të pijshëm sepse nëse vetëdijesohemi që ujin ta përdorim për pije dhe për higjienë, dhe jo për destinime tjera të paarsyeshme do të kemi ujë mjaftueshëm”, është shpreh ajo.

Nga ana tjetër, sfidë për këtë kompani është numri i vogël i stafit, e për këtë, Mjeku thotë se kryejnë punë edhe jashtë kompetencave që i kanë.

“Po çdo kompani ka mungesë stafi, sidomos është ajo mosha para pensionimit. Mirëpo këta që jemi mundohemi t’i kryejmë shumë punë në të njëjtën kohë. Ne nuk kryejmë punë në kompani vetëm me përshkrimin e vendeve të punës, por i bëjmë edhe punët e tjera, jo vetëm unë por edhe stafi tjetër vetëm që KRU ‘Prishtina’ të dalë sa më mirë para publikut dhe qytetarët të kenë shërbime sa më cilësore”, u shpreh tutje ajo./EO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *