“Rrëfimet” e Kras, artistit që në 2021 mori vëmendjen e të gjithëve!

Në edicionin e vitit 2021, Kras ishte pjesëmarrës në festivalin “Kënga Magjike” me “Bekuar”. Interpretimi i tij do të bënte që të gjithë të duartrokisnin artistin e ri që po ngjiste skenën e madhe e madje u kualifikua deri në fazat e fundit.

E ndërsa një vit më vonë, Kras ka publikuar projektin e tij më të ri që është i kuruar në çdo detaj.

Kënga e tij e re mban titullin “Rrëfime” dhe flet për një histori dashurie në tekstin e shkruar nga Gzim Lazri dhe Albina Azemi të cilët kanë punuar edhe muzikën, teksa është regjistruar në studion e Florent Boshnjakut i cili ka bërë mix/master-in e këtij produksioni.

Jetë këngës i jep edhe videoklipi që ka vulën e ImagineFilms.

Në “Rrëfime” të Kras do të gjeni dhe një copëz të rrëfimit të gjithësecilit prej neve në një periudhë të jetës./Neutral

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *