Rina Balaj vjen me foto ‘hot’ nga pushimet në Tanzani

Artistja e njohur shqiptare, Rina Balaj këto ditë po qëndron në Zanzibar të Tanzanisë.

Nga atje krijuesja e hitit “Bad Rosita” ka sjellur imazhe nga më të ndryshmet teksa nuk ka hezituar të shfaqet pa makijazh.

Në disa foto të fundit, Rina shihet e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë bezhë dhe të ngushtë i cili ia theksonte linjat trupore ndërsa e kombinoi edhe me një kapele prej kashte.

Pa grim në fytyrë dhe flokët natyrale, këngëtarja nga Istogu dukej në formë të mirë dhe mjaft atraktive.

“Përvoja më e mirë e jetës sime, mund ta shihni në sytë e mi”, ka shkruar Rina në mbishkrimin e imazheve.

Nuk munguan as komentet e shumta nga ana e miqve dhe fansave të saj sipër fotografive që solli në llogarinë e saj të Instagramit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *