Reperi i njohur ndërpret koncertin për të shkuar në tualet 

Lil Nas X iu desh të ndërpriste koncertin për të shkuar në tualet.

Ai iu tha fansave në koncertin në Atlanta “Unë jam në prapaskenë, dhe kjo nuk është, sikur, një pjesë e shfaqjes, por po e bëj, kështu që ju lutem më falni”, duke vënë në dukje se i duheshin vetëm “një ose dy minuta” për të shkuar në tualet.

“Do të kthehem menjëherë,” shtoi më tej reperi.

Artisti i “Old Town Road” filloi turneun e tij “Long Live Montero” muajin e kaluar.

Lil Nas X, i cili pranoi publikisht në vitin 2019 se është homoseksual, është përballur me urrejtjen dhe bullizmin në internet për seksualitetin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *