Qeveria e Kosovës ka dal me një njoftim për 100 eurot e studentëve.
Ministri i Financave Hekuran Murati ka njoftuar se janë procesuar pagesa prej 100 eurosh për studentët, dhe përfitues të kësaj janë 46 mijë studentë.
“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj që sapo u procesua edhe pagesa e shtesës prej 100 euro për studentët.
Grupi i parë i përfituesve janë rreth 46 mijë studentë të cilët kanë plotësuar kriteret, dhe për të cilët kemi pasur informata të sakta”, njofton Minisri Murati.
Ai gjithashtu tha se ditët në vijim do të tentojnë të rikonfirmojnë aplikimet e mangëta.