Publikohen pamjet: Kur polici Enver Smakiqi kishte rrahur brutalisht një veteran të UÇK-së

Të shtunën pas mesnate ndodhi një incident në qytetin e Skenderajt në mes dy zyrtarëve policorë dhe ish-nënkryetarit të kësaj komune, Nuredin Lushtaku, bashkë me dy familjarët e këtij të fundit.

Për pasojë, mbeti i plagosur polici Mergim Geci ndërsa i lënduar është Enver Smakiqi.

Megjithatë, Smakiqi ndonëse e ka mohuar se ka ose ka pasur ndonjë herë problem me Lushtakët, sipas disa raportimeve të mediave, ai e ka rrahur madje njërin prej vëllezërve të ish-deputetit Lushtaku.

Mes tjerash, ai e kishte rrahur brutalisht edhe një invalid të luftës së UÇK-së, Sabri Beqirin, vitin e kaluar.

Për këto incidente të shkaktuar nga Enver Smakiqi, kishte bërë që Bekim Jashari sa ishte në krye të Komunës së Skenderajt të kërkonte nga komandanti i policisë së Skenderaj që i njëjti të mos lihet në kontakt me qytetarët për shkak të sjelljeve të tij.

Më poshtë mund ta gjeni videon lidhur me këtë rast, e cila është publikuar më 2020:

Ditë më parë ish-nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku e akuzoi policin Smakiqi për maltretim ndaj djalit të tij, Arbërit.

“Polici Enver Smakiqi pasi ka shqiptuar një gjobë ka vazhduar duke maltretuar fizikisht djalin tim Arberin. Unë kam qenë duke u kthyer në shtëpi me dy vëllezërit e mi dhe e kam parë djalin me veturë ndalur, ku jemi ndalur të shikojmë se çka është problemi, por sjelljet e policit Enver Smakiqi kanë qenë jashtëzakonisht jo normale dhe të dhunshme”, ka deklaruar Lushtaku.

Nga Sindikata e Policisë së Kosovës kanë thënë se Enver Smakiqi e ka pasur kokën e lidhur me fasha dhe se ka marrë pesë lëndime.

“Ka qenë një gjendje jashtëzakonisht stresuese dhe kokën e ka pas të lidhur me fasha, sipas tij i ka 5-6 lëndime dhe në secilin lëndim ka qepje”, tha kryetari i kësaj sindikate, Imer Zeqiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *