“Super Bowl The Halftime Show” arriti të bëhej një nga më të ndjekurat e të gjitha kohërave, me afro 100 milionë shikues në mbarë botën.
Riri e kishte të gjithë vëmendjen drejt saj, për plot 13 minuta.
Pas performancës së saj, artistja pati 390% më shumë nxitje në shitjen e këngëve të saj dhe 830% më shumë trafik. Gjithashtu, ajo fitoi 1.5 milionë ndjekës në rrjetet sociale, vetëm brenda 24 orëve.
Gjatë performancës ajo përdori për pak sekonda një produkt të markës së saj “Fendi”, duke i bërë një super-reklamë, që rezultoi në një “boom” shitjes së produktit që ajo përdori. Një ditë pas performancës, kërkimet në internet për “Fenty Beauty” u rritën me 883% pas promovimit të këngëtares.
Rihanna nuk e tregoi shtatzëninë e saj të dytë para performancës në “Super Bowl”, por gjatë saj, duke u siguruar që ajo të përflitet gjatë edhe pas “Super Bowl-it”, gjë që ndodhi .
Pra edhe pse ajo nuk u pagua, në fakt “u pagua”.