Prokuroria urdhëron obduksion për trupin e viktimës në lagjen “Arbëria” në Prishtinë

Personit të vrarë, vdekja e të cilit u kostatua nga ekipi mjekësor në vend të ngjarjes, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.Urdhrin për këtë e ka dhënë prokurorja kujdestare.

Kështu ka njoftuar zëdhënësja Prokurorisë në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ajo ka thënë se ne koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për t’i ndriçuar rrethanat e rastit.

“Lidhur me rastin në fjalë ju njoftojmë se Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Renda ka dal në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante. Nga ekipi mjekësor është konstatuar se një person ka ndërruar jetë ndërsa dy persona të tjerë të lënduar janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML, për obduksion, derisa në koordinim me Policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për t’i ndriçuar rrethanat e këtij rasti”- ka thënë Ulaj.

Deri më tani ende nuk dihen detaje se çka dërgoi deri tek vrasja me armë zjarri dhe plagosja e dy personave të tjerë me thikë në një hotel i cili gjendet në lagjen “Arbëria” në kryeqytet.

Zyrtarë e hetues policorë tashmë janë në vendin e ngjarjes Forenzika ka marrë provat në vendngjarje dhe është larguar.Gjithashtu aty është parë edhe ekipi i emergjencës dhe automjeti i Institutit të Mjekësisë Ligjore pasi që njëri nga personat që ka qenë në hotel ka mbetur i vrarë nga plagët e marra nga arma e zjarrit.

Naser Syla nga Emergjenca ka thënë se dy të plagosurit me thikë janë jashtë rrezikut për jetë dhe gjendja e tyre është stabile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *