Prishtina ka harruar si duket fitorja, barazon edhe me Dukagjinin në shtëpi

Prishtina dhe Dukagjini kanë barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës.

Të parët në këtë ndeshje shënuan kryeqytetasit ku nga pika e bardhë ishte i saktë Albin Krasniqi në minutën e 22-të.

Por mysafirët nuk vonuan shumë dhe barazuan rezultatin me autogolin e shënuar Ardian Muja për 1-1.

Pak pa u mbyllur pjesa e parë Prishtina arriti të shënojë sërish edhe kësaj radhe ishte autogol i Elton Basri për 2-1.

Dukagjini u lëshua në sulm në pjesën e dytë, duke kërkuar golin dhe këtë e gjeti në minutën e 55-të me Altin Merlakun.

Deri në fund të dy skuadrat tentuan të ndryshonin rezultatin, por nuk ia arritën.

Prishtina pas këtij barazimi mbetet e katërta me 12 pikë, ndërsa Dukagjini është i shtati me 7 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *