Përshëndetja e famshme e Thaçit me gisht, përsëritet nga i biri i tij në marshin për UÇK’në

Familjarët e ngusht të ish-presidentit Hashim Thaçi, i biri Endriti dhe bashkëshortja Lumnija, janë parë sot në marshin për drejtësi.

Në këtë marsh, ai dhe nëna e tij përsëritën gjestin e famshëm të Thaçit. Përshëndetjen me gishtin tregues.

Me emocione të shumta ata marshuan shesheve të kryeqytetit së bashku me mijëra pjesëmarrës, teksa kërkuan drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Teksa pjesëmarrësit po brohorisnin emrin e ish-presidentit Thaçi, Endriti u pa teksa nuk i mbajti dot emocionet dhe shpërtheu në lotë.

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të nis nesër më 3 prill në Gjykatën Speciale në Hagë

/Insajderi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *