Pasi u kërkoi publikisht falje fansave të Luizit, Kejvina merr një tjetër vendim

Pas largimit nga një format televiziv për shkak të dhunës ndaj një tjetër konkurrenti, Kejvina Kthella u zhduk nga rrjetet sociale.

Mbrëmë ajo ka reaguar ashpër për herë të parë pas kaq kohësh, ku me anë të një statusi në rrjete sociale, ka shprehur se për të u bë mirë që doli nga ajo “çmendinë”.

”Në fakt shpulla ime mbështolli me mjegull “rrenën” e shekullit, dhe që u shndërrua në lojë, ndërsa shpulla ime u gjykua si të ishte bomba e Hiroshimes!”-ka shkruar ndër të tjera ajo duke thënë se nuk ndihet e penduar për asgjë.

Ndërkohë, pa kaluar shumë orë, Kejvina është zhdukur sërish nga rrjetet sociale duke mbyllur Instagram-in e saj.

Mesa duket, vrrulli i komenteve dhe e gjithë zhurma, kanë ndikur jo edhe aq mirë në psikologjinë e modeles, përderisa ajo zgjodhi sërish të largohej nga vëmendja e publikut dhe mediave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *