Pas skandalit, Loredana “heq dorë” nga marka e njohur Balenciaga

Rrjetet sociale së fundi janë mbushur me markën e famshme Balenciaga.

Kjo pasi fushata e tyre ka ndezur diskutime në gjithë botën- ku edhe reagimet ishin të shumta pasi shtëpia e modës publikoi disa foto fëmijësh të vegjël që pozonin me çanta në formë arushë pelushi në duar, të cilit ishin të veshur me “veshje robërie.”

Për këtë ka reaguar edhe Loredana e cila ka pozuar shumë shpeshë më veshje të kësaj marke.

Loredana shihet e veshur me Balenciaga, por në pamjet e postuara duket se reperja e ka “fshirë” emrin e markës, duke mos e lënë të dukshëm.

Këtë e ka evidentuar edhe vetë Loredana, e cila në seksionin e komenteve iu ka sqaruar ndjekësve dhe fansave të saj që “Balenciaga është fshirë (blur).”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *