Pas pamjeve në aeroport, publikohen detaje të reja që tregojnë se ku Don Xhon dhe Era Istrefi kaluan pushimet bashkë

Don Xhon dhe Era Istrefi kanë qenë kryetema e vikendit që lamë pas.

Kjo pas publikimit të disa pamjeve ku dyshja shihen tejet të afër me njëri-tjetrin në një aeroport.

Pas afrimitetit të treguar në këto pamje ku reperi shihet që i ka vendosur dorën në bel Erës dhe një tjetër ku kjo e fundit shihet duke e përkëdhelur reperin u aludua për një lidhje mes tyre.

Detaje të reja po qarkullojnë në rrjetet sociale ku thuhet se pamjet në fakt janë që nga muaji janar, ku sipas tyre kanë udhëtuar bashkë drejt Maldiveve.

Vet protagonistët nuk kanë reaguar fare rreth këtyre thashethemeve duke mos pohuar as mohuar ato që po përfliten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *