Pas lirimit të Don Xhon, prokuroria merr këtë veprim

Don Xhon ishte ndaluar dje nga Policia e Kosovës dhe pasi iu gjetën armë dhe disa fishek, ai u arrestua.

Don Xhoni pas shoqërimit në polici ishte liruar. Ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt këtë e ka konifrmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. Do të trajtohet tutje në prokurori në veprën penale për mbajtje pa autorizim në pronësi dhe kontroll të armëve”, tha ajo.

Pasi ai u lirua reagoi dje menjëherë përmes një live në Instagram, ku tha se është mirë dhe dhe gjithçka e ka nën kontroll.

“Gjithçka është në rregull. Gjithçka është nën kontroll. Respekt për Policinë e Kosovës dhe sjelljen e tyne”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *