Pamjet tronditëse shfaqin momentin kur shoferi përplaset qëllimisht me furgonin

Një përplasje tronditëse e kapur nga kamerat e veturës është bërë virale në internet.

Në video mund të shihet një furgon i bardhë teksa kalon në semafor të kuq në një kryqëzim në Victoria të Australisë.

Shoferi i cili drejtonte veturën me kamerë pastaj në mënyrë të çuditshme e shkel gazit dhe përplaset me furgonin, duke thyer kështu xhamin e tij të përparmë dhe duke shkaktuar që furgoni të rrotullohet në një anë, raporton NY Post.

Sipas Dash Cams Australia, videoja u incizua në Derrimut të Victoria.

Disa komente ishin në anën e shoferit të veturës duke thënë se ai “i mësoi një leksion” që mos të futet më në semafor të kuq.

Por shumica ishin të shtangur nga fakti që shoferi i veturës me kamerë vazhdoi të ecë me shpejtësi, në vend që ta linte shoferin që shkeli rregullat të vazhdonte rrugën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *