PAMJE/ Momenti kur ushtari ukrainas e zë në pyll ushtarin rus duke fjetur, pasi u zgjua ai u…

Ky është momenti kur një ushtar rus që e kishte zënë gjumi në pyll, zgjohet nga ushtari ukrainas që ia kishte drejtuar tytën e pushkës automatike.

Videoja shfaq një ushtar rus duke fjetur në pyll – ku ishte mbuluar me një batanije të kuqe në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Ushtari ukrainas e kishte vërejtur dhe krejt ngadalë i afrohet dhe në një moment e thërret, ku ushtari rus zgjohet i befasuar kur e sheh se ia kishte drejtuar armën.

“Mirëmbrëma, jam nga Ukraina”, dëgjohet duke thënë ushtari ukrainas.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur pas përfundimit të videos, por gjykuar nga pamjet, ushtari rus duke i frikësuar kur zgjohet dhe sheh ushtarin ukrainas.

Kujtojmë që lufta në Ukrainë po vazhdon e në veçanti në Donbas, ku si forcat ruse dhe ato ukrainase po tentojnë të ruajnë pozicionet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *