Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në rrugën Zhur – Prizren.
Sipas pamjeve të dërguara nga një lexues i Paparacit shihet se vetura është aksidentuar me një kamion.
Gjithashtu në vendin e ngjarjes shihet se tashmë kanë ardhur edhe Policia.
Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një person dhe dy të jetë janë lënduar.
Viktima e aksidentit është pasagjeri i veturës.
Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se njëri prej të lënduarve është dërguar në spital, për tretman të mëtutjeshëm.
“Ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve, një kamioni dhe një veture m ç’rast një person ka vdekur dhe dy janë lënduar në vendngjarje”, ka thënë shefi i operativës së Policisë së trafikut në Prizren, Azem Bytyqi.