Pa prisni pak, Anxhelina tashmë është një ndër shoqet e ngushta të Kylie Jenner?

Kylie Jenner, miliarderja 25-vjeçare është një nga vajzat më të njohura në botë. Ajo është inspirim për miliona vajza e shumë pak ka fatin që të jetë pranë saj.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj e cila prej vitesh është zhvendosur nga Shqipëria për të jetuar në Amerikë aty ku ka krijuar një rreth shoqëror që kanë ndikimi të madh në botën e showbizzit siç është ylli televiziv Kylie Jenner.

Jenner me disa prej miqve të saj më të ngushtë përfshirë Anxhelinën kanë shijuar një nga koncertet e radhës të artistes Beyonce.

Ato kanë postuar foto së bashku në grup, mirëpo fotoja e sotme ku tregohen vetëm këpucët na bën të mendojmë se mes Anxhelinës dhe Kylie-t mund të nisë një miqësi.

Dy vajzat kanë zgjedhur të mbajnë këpucë të njëjta. Fotoja u postua nga vetë Kylie, madje i bëri ‘tag’ edhe Anxhelinës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *