Osmani: Për t’i parandaluar sulmet terroriste nga Serbia, kemi nevojë për përkrahjen e aleatëve euroatlantik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka kërkuar Gjermanisë përkrahje për anëtarësim në Bashkim Evropian dhe NATO.

Anëtarësimin e Kosovës në këtë të fundit, Osmani e ndërlidhi me sulmin e 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë. Pas takimit me ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, Osmani tha se është koha e duhur për anëtarësim në NATO, duke filluar me Partneritetin për Paqe.

“Një hap i tillë do të ndikonte pozitivisht në sigurinë por edhe stabilitetin e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Osmani.

“Diskutuam se si shtet tona mund të avancojnë edhe më shumë ne fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Kosova mbetet e përkushtuar që të vazhdoj të ndërtoj ushtrinë e saj me standardet më të larta të NATO-s. Ministër, siç e dini Kosova është dëshmuar si partnere e përkushtuar e Gjermanisë dhe NATO si aleancë. Kosova është 100 për qind e përafruar me shtetet anëtare të BE. Është koha që Kosova t’i bashkohet programit për Partneritet për Paqe. Sulmi i 24 shtatorit ishte përpjekje për ta minuar jo vetëm stabilitetin në Kosovë por edhe në Ballkanin Perëndimor. Hetimet zyrtare tregojnë se prapa saj qëndron Serbia dhe institucionet e saj.”/eo/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *